
Që të mësojmë si ta vrasim, ne zbuluam një paradoks biologjik, i cili edhe sot, nuk gjen zgjidhje: kafshët e mëdha, duket se kanë imunitet ndaj kancerit, gjë që duket e pakuptimtë.
Sa më e madhe të jetë krijesa, aq më shumë qeliza kanceroze pritet të ketë. Për të kuptuar arsyen pse, duhet së pari të njohim natyrën e vetë kancerit. Të udhëzuara vetëm nga reaksionet kimike, ato krijojnë dhe shpërbëjnë struktura ushqejnë metabolizmin për të fituar energji, ose prodhojnë kopje "thuajse" të përsosura të vetes. Këto reaksione komplekse kimike, i quajmë "shtigje". Ato janë rrjete të mbivendosura biokimike, të ndërlidhura e të hedhura mbi njëra-tjetrën. Një mendje njerëzore e ka të vështirë t'i perceptojë, e megjithatë, ato funksionojnë në mënyrë të përsosur Derisa ndalojnë. Me miliarda e triliona reaksione që ndodhin në këto mijëra rrjete ndër vite, pyetja nuk është më "a do ketë gabime?", por "kur do të ndodhë?".
Gabime të vogla bëhen palë, derisa kjo makineri e stërmadhe pëson defekt. Për të parndaluar rrëshqitjen e situatës nga duart, qelizat tona kanë "butona", të cilët i çojnë në vetëshkatërrim. Por këto "butona vetëshkatërruese" nuk janë të pagabueshme. Nëse ato dështojnë, qeliza mund të kthehet në qelizë kanceroze. Shumica prej tyre neutralizohen shpejt nga sistemi imunitar. Por kjo është thjesht një lojë numrash. Në kohë, qeliza do shtohej me plot gabime që kalojnë pa u vënë re dhe do prodhonte më tepër kopje të vetes. Të gjithë kafshët duhet të përballen me këtë problem. Në përgjithësi, qelizat e kafshëve të ndryshme, kanë të njëjtën madhësi. Qelizat e një miu janë po aq të mëdha sa tuajat, por janë më të pakta në numër dhe rrojnë më pak.
Më pak qeliza dhe një jetë e shkurtër, do të thotë se, ka pak gjasa që qelizat të pësojnë mutacione, ose të paktën, kështu supozohet. Njerëzit jetojnë 50-fish më gjatë dhe kanë mbi një mijë fish më shumë qeliza se minjtë, por gjasat për kancer mbeten të njëjta, si tek minjtë, ashtu edhe te njerëzit. Balena blu që ka tre mijë fish më shumë qeliza se ne, duket sikur është imune ndaj kancerit. Ky quhet "Paradoksi i Pitos". Kjo na bën të kuptojmë se kafshët e mëdha, kanë më pak kancer nga ç'supozohet në letër. Shkencëtarët e shpjegojnë në dy mënyra paradoksin; evolucioni dhe hipertumorët. Zgjidhja e parë: Evolo, ose bëhu një "qese" kanceri. Me zhvillimin e krijesave shumëqelizore qysh para 600 milionë vitesh, kafshët u bënë gjithnjë e më të mëdha. Kështu qelizat erdhën duke u shtuar, duke rritur gjasat që ato të pësonin defekte. Kështu, krijesat duhej të investonin për të përmirësuar sistemin mbrojtës ndaj kancerit.
Ato që nuk ia dolën, u zhdukën. Por kanceri nuk është rastësi. Ai është një proces me gabime e mutacione individuale, në disa gjene specifike të së njëjtës qelizë. Këto janë gjenet "proto-onkogjene" dhe kur kalojnë në mutacion, sjellin lajme të këqija. Për shembull, me mutacionin e duhur, qeliza humb aftësinë për t'u vetëshkatërruar.
Gjendje të fshihet.
Edhe një tjetër dhe do kërkojë burime ushqimi. Mjafton një tjetër mutacion dhe do të shumëfishohet rrufeshëm. Megjithatë, këto onkogjene, kanë një armik: gjenet shtypëse tumorale. Ato parandalojnë këto mutacione kritike, ose vrasin qelizën nëse dëmi është i pariparueshëm.
Është zbuluar se kafshët e mëdha, kanë një sasi të madhe të këtyre gjeneve. Prej kësaj, qelizat e elefantit duhet të pësojnë më tepër mutacione se ato të minjve që tumori të shfaqet. Ata nuk kanë imunitet, por kanë më tepër aftësi ripërtëritëse. Kjo përshtatje duhet të ketë kostot e veta, por shkencëtarët ende nuk dinë se cilat janë. Mbase shtypësit tumoralë sjellin plakje më të shpejtë, ose vështirësi në ripërtëritjen e plakëve. Këtë nuk e dimë ende. Por zgjidhja e paradoksit, mund të jetë diçka krejt e ndryshme. "Hipertumorët". Zgjidhja e dytë: HIPERTUMORËT (Po.) (Po, vërtet.). Hipertumorët e marrin emrin nga hiperparazitët, që janë parazitë të parazitëve.
Hipertumorët janë tumorë të tumorëve. Kancerin mund ta përfytyrojmë si një çalim në bashkëpunim. Zakonisht, qelizat bashkëpunojnë të formojnë organe, inde, apo elementë të sistemit imunitar, por qelizat kanceroze janë "egoiste" dhe përfitojnë për veten në një kohë të shkurtër. Nëse kanë sukses, ato formojnë tumore, grupe të mëdha kanceri që është e vështirë t'i vrasësh. Krijimi i një tumori, megjithatë, kërkon shumë punë. Miliona, miliarda qeliza kanceri shumëfishohen shpejt, gjë që kërkon shumë burime dhe energji. Sasia e ushqimeve që mund të vjedhin nga trupi, është faktori kufizues për rritjen e tyre. Qelizat tumorale mashtrojnë trupin të ndërtojë vena gjaku drejt tij, duke vrarë trupin që e ushqen. Këtu, vetë natyra e qelizave kanceroze, mund të sjellë edhe vetë fundin e tyre. Qelizat kanceroze janë të paqendrueshme, ndaj vazhdojnë të pësojnë mutacione.
Disa prej tyre, shumë më shpejt se "miqtë" e tyre. Nëse kjo vazhdon, do vijë një pikë, ku njëra nga kopjet e kopjes së qelizës origjinale kanceroze, mund të shkëputet si qelizë individuale dhe të ndalojë së bashkëpunuari. Që do të thotë se ashtu si edhe trupi, tumori origjinal kthehet në armik, që lufton për ato të njëjtat ushqime dhe burime të pakta. Ndaj qelizat e reja mutante, mund të krijojnë një hipertumor. Në vend që të ndihmojnë, ata presin furnizimin me gjak "të shokëve" të tyre, gjë që do të nxisë urinë te qelizat e hershme kanceroze. Kanceri vret kancerin. Ky proces mund të ndodhë vazhdimisht dhe kjo mund ta ndalojë kancerin që të përbëjë një problem tek organizmat e mëdha. Ka mundësi që kafshët e mëdha të kenë shumë më tepër nga këto hipertumore, por thjesht mund të mos bëhen aq të mëdha sa ne t'i dallojmë. Gjë kjo që kuptohet: një tumor dy gramsh, përbën 10% të peshës trupore të miut, ndëra te njeriu përbën më pak se 0.002% të masës trupore dhe 0.000002% te balena blu. Të tre tumorët kërkojnë të njëjtën numër ndarjesh qelizore dhe kanë të njëjtin numër qelizash.
Një balenë e vjetër blu, mund të ketë kancerë të vegjël, por që janë të papërfillshëm. Zgjidhje të tjera janë propozuar ndaj Paradoksit të Pitos, si normat e ndryshme të metabolizmit, apo arkitektura e ndryshme qelizore. Për momentin, nuk e dimë. Shkencëtarët po punojnë mbi këtë problem.